Vera Winter (1923. – 2015.)

Burimi: Albumi privat i familjes Winter

Vera Winter, e lindur Barishiq, ishte një nëpunëse e re në një nga ministritë federale në Beograd kur u nxor Rezoluta e Informbyrosë në verën e vitit 1948. Një nga eprorët e saj ishte simpatizant i Stalinit, gjë që mjaftonte që edhe ajo të konsiderohej si e dyshimtë. Ajo u arrestua shumë shpejtë pasi u tha në mënyrë naive dy zyrtarëve të UDBA-së në zyrën e saj, se ajo dëgjonte Radio Moskën. Pas një hetimi të ashpër, ajo u dëbua në kampin për gra në Goli Otok.

“Ato ishin me fat. Unë isha në një brigadë që bartte gur nga bregu i detit deri në kodër. Gjëja e vështirë, përveç bartjes së gurit, ishte se nuk kishim fare këpucë, por vetëm një palë opinga gome. Këto në fakt ishin goma të vjetra të makinës që i lidhnim me diçka për këmbë. Tmerr. Dhe pas një kohe të shkurtër, gjaku filloi të rridhte nga këmbët e mia, kështu që grisa bluzën time që të bëja sandalet (…) Gjëja më e vështirë për mua ishte puna e rëndë fizike pa pushim. Bartja e vazhdueshme e gurëve ose qeseve të çimentos nga mëngjesi në mbrëmje. Deri vonë, unë mund të shihja shenja plagësh, disa mund të shihen edhe sot, edhe pse kanë kaluar 60 vjet. Kjo është e para. E dyta ishte lodhja psikologjike, aq sa shkatërrohesha nga brenda. Nuk munda më, i thashë vetes, do të bëj gjithçka që kërkojnë nga unë vetëm që të vdisja në atë çast. A mund ta përfytyroni një gjë të tillë?”

Pjesë nga intervista me Martin Previshiqin, Zagreb, 2009.

Intervistën me Vera Winter shiqoni në: http://www.croatianmemories.org/en/video-archive/vera-winter