Eva Gërliq (1920 – 2008)
Eva Izrael lindi në vitin 1920 në Budapest, në një familje sefardo-ashkenaze. Nga familja e madhe, vetëm ajo, vajza e saj Vesna Domanji dhe xhaxhai i saj Moshe Izrael e mbijetuan Holokaustin. Duke qenë se punonte si punëtore politike në radhët e partizanëve, redaktonte buletinet dhe punonte në redaksinë e gazetave Glasilo AFZ-a za Slavoniju , Vjesnik dhe Naprijed, pas luftës u punësua si gazetare në redaksinë e gazetës së Zagrebit Naprijed. Aty u takua me Danko Grliqin, me të cilin u martua në vitin 1946 dhe vitin e ardhshëm lindi djalin e saj Rajkon. Gjatë ndarjes me Bashkimin Sovjetik, Danko Gërliq u arrestua dhe u burgos në Goli Otok. Menjëherë pas kësaj, Eva u arrestua dy herë. Herën e parë iu konfiskua banesa dhe u lirua nga burgu pas tetë muajsh. Humbi punën, mbeti e pastrehë, vajza e saj Vesna përfundoi në shtëpinë e fëmijëve, ndërsa përkujdesjen e Rajkos dy vjeçar e morën përsipër xhaxhai dhe stërgjyshja. Pas lirimit të bashkëshortit, Eva u arrestua sërish për shkak të një dënimi me të cilin shprehu pakënaqësinë e saj dhe më pas u dënua me burg në Goli Otok, ku kaloi dy vjet.
Sipas të dhënave të UDBA-së, në kampet e grave të Goli Otok-ut dhe St. Grgur qëndroi nga 5 maj 1949 deri më 30 janar 1953. Siç shkruante në librin Sjeћanja (Kujtime), përveç 16 dhëmbëve, ajo humbi edhe çdo shpresë në sistemin që besonte kur ishte e re. Deri në pension, punoi në fabrikën “Katran”, fillimisht si punëtore e zakonshme, e më pas si sekretare dhe redaktore e gazetës së fabrikës. Në pension, përktheu nga gjermanishtja dhe hungarishtja, shkroi tregime të shkurtra dhe botoi një libër me kujtime Memories (Sjećanja, 1997) dhe një libër me tregime Udhëtari për Krakovin dhe tregime të tjera (Putnik za Krakov i druge priçe, 2002).
(…) pas përvojës në Goli Otok, humba vetëbesimin. Isha e tmerruar. Kisha frikë të them me zë të lartë dhe pa censurë mendimin tim, duke jetuar me besimin se çdo fjalë e ime do të ishte publike aty ku nuk duhej. Edhe tani kam një ide fikse që çdo gjë që them është përgjuar gjithmonë dhe kudo… Frika, megjithatë, nuk është më diçka e vetëdijshme, ajo zvarritet në nën-ndërgjegjen me kalimin e kohës dhe bëhet e vështirë për t’u fshirë… Një frikë e tillë mund të jetë edhe justifikim për çdo veprim më të guximshëm dhe më njerëzor (Sjećanja 1997: 275)
*Teksti është marrë nga faqja e projektit artistik “Ju e tradhtuat Partinë kur duhej ta kishit ndihmuar“. Falënderojmë menaxheren e projektit Andreja Kulunçiq dhe bashkëpunëtorët e saj për materialet e ofruara.