Kontakti

Documenta – Qendra për Ballafaqimin me të Kaluarën

Documenta – Qendra për Ballafaqimin me të Kaluarën është themeluar në vitin 2004 me qëllim që të nxit procesin e ballafaqimit me të kaluarën dhe forcimin e dialogut publik mbi ngjarjet historike traumatike që shënuan shekullin e 20-të në shoqërinë kroate dhe evropiane. Documenta i kushton vëmendje të veçantë vuajtjeve të individëve dhe të grupeve shoqërore në luftëra dhe viktimave të dhunës së motivuar ideologjikisht në Kroaci dhe vendet fqinje.

Në ndërtimin e pluralizmit demokratik dhe të një shoqërie të paqes, Documenta bashkëpunon me një numër të madh të institucioneve publike, organizatave joqeveritare dhe të mediave në Kroaci dhe vende të tjera. Aktivitetet e Documenta janë të organizuara në tre programe themelore: (1) Dokumentimi, (2) Dialogu publik dhe politikat publike, dhe (3) Përmirësimi i standardeve dhe praktikave gjyqësore.

Documenta – Qendra për Ballafaqimin me të Kaluarën

Adresa: Selska cesta 112C, 10000, Zagreb

e-mail: kontakt@documenta.hr 

Facebook: www.facebook.com/DocumentaZagreb

Twitter: twitter.com/DocumentaZagreb
www.documenta.hr 

Zyra Rajonale e Fondacionit Friedrich Ebert në Zagreb

Fondacioni Friedrich Ebert (FES) është fondacioni më i vjetër politik në Gjermani, i themeluar në vitin 1925 duke u mbështetur në trashëgiminë politike të kryetarit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Gjermani, Friedrich Ebert. Puna jonë arsimore dhe akademike mbështetet në idetë dhe vlerat themelore të social-demokracisë, si: liria, drejtësia dhe solidariteti. Në këtë drejtim, ne mundësojmë bashkëpunimin ndërkombëtar, shkëmbimin e ideve mbi social-demokracinë dhe mbështesim punën e sindikatave të pavarura.

Zyra Rajonale e Fondacionit Friedrich Ebert në Zagreb është hapur në vitin 1996 dhe është përgjegjëse për projektet në Kroaci dhe Slloveni. Elementet kryesore të punës sonë janë: forcimi i institucioneve demokratike, krijimi i koncepteve të reformave ekonomike dhe sociale në bashkëpunim me institucionet partnere në Kroaci, mbështetja e dialogut dhe pajtimit ndëretnik, mbështetja dhe promovimi i aktiviteteve të sindikatave dhe mbështetja e organizatave që punojnë në zhvillimin e një shoqërie civile aktive dhe pluraliste.

Fondacioni Friedrich Ebert

Adresa: Praška 8, 10000 Zagreb, Hrvatska

Telefon: 00385 1 480 79 70

Facebook: Friedrich-Ebert-Stiftung Zagreb

Web: www.fes.hr