Alfred Pal (1920. – 2010.)

Alfred Pal ishte tipograf dhe artist. Pjesa më e madhe e familjes së tij humbën jetën gjatë holokaustit, ndërsa ai vetë ishte i burgosur në kampet italiane dhe ustashe. Në vitin 1943 u bashkua me partizanët komunistë. Pasi filloi konflikti me Stalinin, ai kaloi gati katër vjet në Goli Otok. Ai u arrestua në vitin 1949 si mbështetës i Rezolutës së Informbyrosë, ndërsa u lirua në vitin 1953. Më vonë, ai do të kujtonte atë që e kishte më të vështirë në kamp:

“Për mua personalisht, gjëja më e vështirë për Goli Otokun ishte të mbetem njeri. Besoj se kështu ishte për të gjithë, sepse ajo që kërkohej nga individi ishte e kundërta e asaj që pritet nga një njeri normal. Nuk doja ta bëja atë dhe ashtu qëndrova deri në fund. Nuk doja të tradhtoja shokët e mi, nuk doja të rrahja të dënuarit e tjerë, nuk doja të vrapoja te hetuesit për të denoncuar. Kam paguar çmimin. Tre herë i jam nënshtruar bojkotit të detyrueshëm shoqëror, më rrahën disa herë dhe në fund isha sinonim “i bandës”. Ky ishte çmimi, por unë nuk doja të lëkundesha vetëm që të mbetem njeri në Goli“.

Pjesë nga intervista me Martin Previshiqin, Zagreb, 2009.