Kontakt

Documenta – Qendra për Ballafaqimin me të Kaluarën

Documenta – Qendra për Ballafaqimin me të Kaluarën është themeluar në vitin 2004 me qëllim që të nxit procesin e ballafaqimit me të kaluarën dhe forcimin e dialogut publik mbi ngjarjet historike traumatike që shënuan shekullin e 20-të në shoqërinë kroate dhe evropiane. Documenta i kushton vëmendje të veçantë vuajtjeve të individëve dhe të grupeve shoqërore në luftëra dhe viktimave të dhunës së motivuar ideologjikisht në Kroaci dhe vendet fqinje.

Në ndërtimin e pluralizmit demokratik dhe të një shoqërie të paqes, Documenta bashkëpunon me një numër të madh të institucioneve publike, organizatave joqeveritare dhe të mediave në Kroaci dhe vende të tjera. Aktivitetet e Documenta janë të organizuara në tre programe themelore: (1) Dokumentimi, (2) Dialogu publik dhe politikat publike, dhe (3) Përmirësimi i standardeve dhe praktikave gjyqësore.

Documenta – Qendra për Ballafaqimin me të Kaluarën 
Adresa: Selska cesta 112C, 10000, Zagreb, Kroacia
Telefon: +385 1 457 2398
Posta elektronike: boris.stamenic@documenta.hr  
Facebook: www.facebook.com/DocumentaZagreb 
Instagram: https://www.instagram.com/documentazagreb/
Ueb-faqja: www.documenta.hr 

Zyra Rajonale e Fondacionit Friedrich Ebert në Zagreb 

Fondacioni Friedrich Ebert (FES) është fondacioni më i vjetër politik në Gjermani, i themeluar në vitin 1925 duke u mbështetur në trashëgiminë politike të kryetarit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Gjermani, Friedrich Ebert. Puna jonë arsimore dhe akademike mbështetet në idetë dhe vlerat themelore të social-demokracisë, si: liria, drejtësia dhe solidariteti. Në këtë drejtim, ne mundësojmë bashkëpunimin ndërkombëtar, shkëmbimin e ideve mbi social-demokracinë dhe mbështesim punën e sindikatave të pavarura.

Zyra Rajonale e Fondacionit Friedrich Ebert në Zagreb është hapur në vitin 1996 dhe është përgjegjëse për projektet në Kroaci dhe Slloveni. Elementet kryesore të punës sonë janë: forcimi i institucioneve demokratike, krijimi i koncepteve të reformave ekonomike dhe sociale në bashkëpunim me institucionet partnere në Kroaci, mbështetja e dialogut dhe pajtimit ndëretnik, mbështetja dhe promovimi i aktiviteteve të sindikatave dhe mbështetja e organizatave që punojnë në zhvillimin e një shoqërie civile aktive dhe pluraliste.

Fondacionit Friedrich Ebert Zagreb
Adresa: Praška 8, 10000 Zagreb, Kroacia
Telefon: +385 1 480 79 70
Posta elektronike: boris.stamenic@fes.hr  
Facebook: https://www.facebook.com/FESZagreb 
Ueb-faqja: https://croatia.fes.de/  

Friedrich-Ebert-Stiftung Dialogue Southeast Europe

Gjatë së pranisë njëzetepesë vjeçare të Fondacionit “Friedrich Ebert” në Evropën Juglindore, kemi parë se sfidat dhe problemet e këtij rajoni zgjidhen me sukses nëpërmjet një kornize të përbashkët rajonale. Angazhimi ynë për përparim drejt qëllimeve tona kryesore të konsolidimit demokratik, drejtësisë sociale dhe ekonomike dhe ndërtimit të paqes nëpërmjet bashkëpunimit rajonal është forcuar që nga viti 2015, me themelimin e qendrës rajonale Dialogue Southeast Europe (Dialogue SOE) me seli në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë. 

Dialogue SOE merret me analizën e sfidave të përbashkëta rajonale dhe zhvillimin e programeve dhe aktiviteteve të përshtatshme rajonale, në bashkëpunim me zyrat e Fondacionit “Friedrich Ebert” në vendet e Evropës Juglindore dhe në koordinim me kolegët tanë në Berlin dhe Bruksel. Ne ndërtojmë aktivitetet tona rajonale rreth katër fushave të gjera tematike: (1) politikat dhe vlerat social-demokratike; (2) drejtësia sociale dhe ekonomike; (3) politika progresive e paqes; (4) transformimi socio-ekologjik.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Dialogue Southeast Europe
Adresa: Kupreshka 20, 71000 Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë
Telefon: +387 33 711 540; +387 33 711 541
Posta elektronike: info@fes-soe.org 
Ueb-faqja: https://soe.fes.de/ 
Tuiter: https://twitter.com/FES_SOE 
Instagram: https://www.instagram.com/fes_soe/