Miljusha Jovanoviq (1917 – 1991)
Miljusha Jovanoviq ka qenë motra e Arso Jovanoviqit, shefit të parë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Popullore Jugosllave. Si pjesëtare e Brigadës së Parë Proletare, ka marr pjesë në Marshimin e Igmanëve në fund të janarit të 1942. Për shkak të ngrirjes së këmbëve, mbeti me aftësi të kufizuara. Pas përplasjes së Titos me Stalinin në qershor 1948, gjenerali Jovanoviç pranoi Rezolutën e Byrosë së Informacionit dhe, me dy oficerë të tjerë, u përpoq të arratisej në Rumani. Vdiq në një përplasje me patrullën kufitare më 11 gusht 1948. Motra e tij, e cila nuk u pendua kurrë për vdekjen e vëllait të saj të dashur u arrestua menjëherë pas kësaj ngjarje. Në atë kohë, ajo mbante pozicion drejtues në Lidhjen e Personave me Aftësi të Kufizuara të Luftës.
Miljusha kaloi gati dy vjet në paraburgim. Sipas të dhënave të UDBA-së, në kampet e grave të Goli Otokut dhe St. Grgur qëndroi nga 2 tetor 1950 deri më 6 shkurt 1954. Dragoslav Simiq botoi dëshminë e Miljushës në librin Kampi i grave të Goli Otokut. Rrëfimet e grave të dënuara dhe hetueseve femra (Kampi i grave në Goli Otok. Rrëfimet e grave të dënuara dhe hetueseve femra, Dragoslav Simiq dhe Boshko Trifunoviq, Beograd, ABC Produkt, 1990). Simiq kështu e përmbledh përvojën e tij me këtë person të jashtëzakonshëm: “Në karrierën time profesionale, Miljusha është një person krejtësisht i veçantë, ajo zë një vend të nderuar, me një biografi të pabesueshme filmike. Ajo i përkiste Partisë Komuniste deri në fund të jetës së saj, do të thoshte dikush si “besnike ndaj partisë”, në një mënyrë kaq magjepsëse, ashtu si nga romani “Si u kalit çeliku” i Nikolai Ostrovskit.
“Në orën 4 zgjohesh, pastaj rreshtohesh, pastaj rri, pastaj numëro, pastaj kinse lahesh në detin, pastaj kthehesh, të japin pak kaçamak, pastaj shkon në punë, gjithë ditën në punë, ke diellin, pastaj stuhinë, stuhia të futet deri në kockë… por më e keqja ishte kur je [shtrirë] në shtrat për njëzet minuta dhe qëndroje në këmbë për njëzet minuta [ju zgjojnë]… shtatëmbëdhjetë herë të tëra më ndodhi kjo në një natë.”
*Teksti i marrë nga faqja e projektit artistik “Ju e tradhtuat Partinë kur duhej ta kishit ndihmuar“. Falënderojmë menaxheren e projektit Andreja Kulunçiq dhe bashkëpunëtorët e saj për materialet e ofruara.