2.Hoteli

Ndërtesa e ashtuquajtur “Hoteli” është ndërtuar gjatë vitit 1950 dhe ka shërbyer si objekt banimi për hetuesit, anëtarët e UDBA-së (kati i parë), një hapësirë tjetër ku merreshin në pyetje të burgosurit dhe mensa (kati përdhes). Pylli që rrethon ndërtesën e “Hotelit” është rezultat i pyllëzimit që filloi në vitin 1950. Krijimi i kampit nuk ndikoi vetëm në të burgosurit, por ndryshoi edhe mjedisin në Goli Otok. Hapësira përpara ndërtesës fillimisht ishte një shkëmb i zhveshur, siç shihet në fotografi. Administrata e kampit dëshironte të pyllëzonte Goli Otokun, ose të paktën ato pjesë të ishullit ku pyllëzimi ishte i mundur. Dheu u soll nga ishujt e afërt dhe u përdor për të mbjellë pemë, kryesisht pisha. Edhe në këtë rast, policia sekrete ndërthuri riedukimin politik me punën e detyruar. Të burgosurit duhej të qëndronin në një vend për orë të tëra, në mënyrë që të mbronin fidanët nga dielli i fortë.

Fotografia e ndërtesës së ashtuquajtur “Hotel“

Burimi: Arkivi i Shoqatës Goli Otok “Ante Zemljar”, autor i panjohur