Panko Brashnarov (1883 – 1951)

Panko Brashnarov ishte një luftëtar kombëtar maqedonas, revolucionar dhe komunist. Veprimtarinë revolucionare dhe politike e filloi në fillim të shekullit të 20-të në Perandorinë Osmane dhe e vazhdoi në Mbretërinë e Jugosllavisë, si anëtar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Personaliteti dhe veprimtaria e Brashnarovit përfaqësojnë një nga shembujt e shumtë të mikro-historisë nga gjysma e parë e shekullit të 20-të. Veprimtaria e tij shpjegon historinë e ideve të ndryshme revolucionare, kombëtare, socialiste dhe komuniste që u formuan dhe u zhvilluan në fund të Perandorisë Osmane, në Maqedoni, në Jugosllavi dhe në Ballkan.

Brashnarov ka lindur në Veles, në Perandorinë e atëhershme Osmane. Deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore, ai ishte veprimtar dhe anëtar i organizatave të ndryshme revolucionare, të cilat, në thelb, mbronin interesat e fermerëve të vegjël, zejtarëve dhe punëtorëve, por edhe për luftën për krijimin e një Maqedonie autonome dhe të lirë. Ka qenë anëtar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë që nga krijimi i saj, por idetë dhe projektet e tij politike që synonin bashkimin e forcave revolucionare dhe politike maqedonase e futën në konflikt me Partinë. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Brashnarov mori pjesë aktive në krijimin e republikës maqedonase, por shpejt u degradua për shkak të pikëpamjeve të tij për bashkimin e Maqedonisë në kuadrin e një federate të gjerë komuniste ndërkombëtare apo ballkanike, por edhe kundërshtimi ndaj kthimit të kolonistëve serbë e malazezë që në Maqedoninë Vardarska kanë banuar pas Luftës së Parë Botërore. Në mënyrë të pamëshirshme, udhëheqja e partisë në vitin 1948 deklarohet për Rezolutën e IB dhe mbetet mbështetëse e doktrinës “ndërkombëtare” dhe e konsideroi politikën e PKJ-së “në kundërshtim me thelbin ndërkombëtar” dhe një ndarje të papranueshme të Partisë nga orbita e saj (Partia Komuniste Sovjetike). Pas Rezolutës, ai organizoi grupe ilegale kundër PKJ-së dhe krijoi një kanal ilegal me Shqipërinë për transferimin e mbështetësve të Rezolutës. Në fund të vitit 1950 arrestohet në Shkup, me akuzën se ka kryer vepër penale kundër popullit dhe shtetit. Pasi organet e drejtësisë vendase kanë marrë vendim se ka “shpikur dhe përhapur lajme të rreme” që prishin qetësinë e qytetarëve, u dërgua në Goli Otok, ku vdiq më 13 korrik 1951, për shkak të sëmundjes dhe trajtimit çnjerëzor.