Si të shkoni në Goli Otok?
Gjatë sezonit turistik veror, agjencitë e udhëtimit dhe pronarët vendor të anijeve nga fshatrat përreth ofrojnë ekskursione individuale dhe grupore në Goli Otok. Ekskursionet zgjasin zakonisht gjatë gjithë ditës, ku përfshihet dreka për vizitorët. Shumica e ekskursioneve ditore nisen nga vendi i quajtur Jurjevo (Sv.Juraj) dhe vendet tjera në ishujt Krk dhe Rab. Gjatë sezonit turistik veror, anijet për ekskursione të shkurtëra që zgjasin 3-4 orë, nisen nga vendpushimi turistik San Marino në Rab për në Goli Otok.
Jashtë sezonit turistik veror, është e mundur të organizohet transport individual ose grupor në Goli Otok, përmes agjencive vendore turistike dhe kompanive të transportit detar.