1. Moli
Anijet me të burgosurit, por edhe materiale të ndryshme, më së shpeshti lundronin nga porti i Bakarit dhe arrinin në molin e Goli Otokut, i cili u ngrit gjatë ndërtimit të kampit në vitin 1949. Shpejt u ndërtuan edhe ndërtesa të ndryshme së bashku me infrastrukturën shoqëruese të një limani të vogël, si dhe një dok i vogël i thatë për riparimin e anijeve.
Moli mbeti në kujtesën e të burgosurve për të keq, sepse këtu fillonte kordoni me dy rreshta të cilin të burgosurit duhej ta kalonin; rresht ky që nganjëherë numëronte më shumë se një mijë të burgosur të cilët grushtonin dhe shkelmonin të burgosurit e porsaardhur në kamp. Sipas të dhënave, shumë të burgosur kanë vdekur duke mos arritur të kalonin përmes këtij kordoni.
Fotografia e molit
Burimi: Arkivi i Shoqatës Goli Otok “Ante Zemljar”, autor i panjohur